La Liga

Akuzat për përdhunim, ishte Real që detyroi Ronaldo-n

Çështja e komplikuar e akuzave për përdhunim të ngritura kundër Cristiano Ronaldo-s është pasuruar me një kapitull të ri. Sipas të përditshmes portugeze “Correio da Manha”, CR7 ka nënshkruar marrëveshjen me Kathryn Mayorga në 2010-ën, duke pranuar ta dëmshpërblejë gruan, sepse ka qenë nën presion nga Real Madrid.

Burimi anonim ka zbuluar edhe se ylli i Juventus nuk ka zgjedhur David Chesnoff si avokatin e tij, por i ka besuar Peter Christianesn, një tjetër avokat nga Las Vegas, aty ku pretendohet të ketë ndodhur krimi.

“Correio” ka shkruar se avokatët e Cristiano Ronaldo synojnë të hedhin poshtë akuzat, duke përfshirë në çështje edhe Real Madrid. Krimi i supozuar ka ndodhur në momentin kur Ronaldo sapo ishte transferuar te “Los Blancos” dhe madrilenët janë shqetësuar për imazhin.

Për këto arsye, në muajt që kanë pasuar pas asaj dite, klubi dhe avokatët e lojtarit kanë planifikuar bashkë për strategjinë që duhej të ndiqnin. Deri në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes në janarin e 2010-ës, e nënshkruar nga CR7 kundër dëshirës, sepse ai ka thënë gjithmonë se ishte i pafajshëm.

Më shumë nga La Liga