• Akuzuan Lavezzin se pinte kanabis, Argjentina bojkoton mediat

    Publikuar: 16 Nov 11:34

    Lionel Messi ka zbuluar se lojtarët e kombëtares së Argjentinës do të bojkotojnë daljen para medias, pas akuzave të saj ndaj Ezequiel Lavezzi. Ky i fundit është duke marrë veprime ligjore, pasi një gazetar ka shkruajtur se u la jashtë skuadrës kombëtare për shkak se ishte kapur duke pirë duhan dhe cigare me kanabis. Messi, i frymëzuar nga fitorja e fundit e Argjentinës, me rezultatin 3-0, në kualifikuesen e mbrëmshme për Kupën e Botës, kundër Kolumbisë, të marten, me një goditje mahnitëse të lirë dhe dy asistime, njoftoi se lojtarët nuk do të flasin për shtypin.

    argentinas-lionel-messi-r-celebrates

    “Kemi marrë vendimin për të mos folur më për mediat. Natyrisht, ju e dini pse, – tha Messi. – Ne kemi pasur shumë akuza, mungesë respekti dhe nuk kemi thënë asgjë, por besoj se akuza e fundit ndaj Lavezzi tejkalon çdo kufi. Akuza kundër “Pocho” është shumë serioze, sepse në qoftë se ju e shkruani dhe ne nuk themi asgjë, atëherë njerëzit e besojnë. Kështu, për shkak se shumë prej njerëzve besojnë çdo gjë që thuhet e shkruhet, ne preferojmë t’i ndërpresim prononcimet për mediat. Ndihemi shumë keq që duhet të sillemi në këtë mënyrë, por nuk kemi alternativë tjetër.”


    Lexo postimet e tjera