Kampionatet në Europë

Al Khelaifi zbarkon në Brazil për të përkëdhelur Neymarin…

Nasser al Khelaifi, presidenti i PSG-së, dhe Henrique Antero, drejtor sportiv, tashmë janë në Brazil, ku u takuan me Neymar, siç kishte njoftuar “Le Parisien”. Kjo gjë u konfirmua në pak orë, pasi babai i Neymar i “vari” fotot e takimit në rezidencën e lojtarit, në Mangaratiba, pranë Rio de Janeiro. Përkundër thashethemeve të shumta, që kanë lindur në këtë zhvendosje të krerëve të klubit parizien drejt Brazilit, ata këmbëngulin se gjithçka ka të bëjë me një projekt, për të cilin u ra dakord nga nëntori, që Nasser al Khelaifi të vizitojë “Instituto Proyecto Neymar Jr”, një kompleks arsimor i vendosur në “Jardim Gloria” të qytetit të Praia Grande. Këtë kompleks, lojtari e ngriti në vitin 2014 për të mirëpritur 2400 fëmijë jashtë shkollës dhe në varfëri.

Visita do dia ao @neymarjr ! Thanks @psg

A post shared by Neymar Pai (@neymarpai_) on

Nasser kishte dështuar ta përmbushte zotimin që kishte me lojtarin, ndaj ka shfrytëzuar momentin kur Neymar po shërohet nga operacioni i metatarsal-it të pestë për të bërë udhëtimin. Presidenti ishte aty edhe për të parë yllin e PSG-së, evoluimin e rikuperimit të tij pas operacionit, të cilit iu nënshtrua më 3 mars, çka bëri që transferimi rekord botëror në futboll të humbasë kthimin e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Nasser al Khelaifi do të përfitojë nga qëndrimi i tij në Brazil për t’u takuar me disa klube futbolli dhe për të përmbushur vizita të tjera të biznesit. Nga klubi insistojnë që udhëtimi nuk ka të bëjë me përpjekjen për të siguruar vazhdimësinë e lojtarit, pasi e kanë atë në qendër të projektit të ardhshëm dhe janë të bindur se lojtari është i lumtur në Paris.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionatet në Europë