Seria A

Alarmi i arbitrave italianë: Rrezikojmë një Calciopoli tjetër

“Kërcënimi i pavarësisë së klasës së arbitrave mund t’i hapë rrugën një Calciopoli tjetër”. Marcello Nicchi, presidenti i Shoqatës Italia të Arbitrave, ka parashikuar skenarë të errët në rast se shoqata e arbitrave do të humbasë të drejtën e votës në asamble. “Greva? Unë bëj gjithçka është e mundur për të qetësuar arbitrat, – ka thënë ai, – por nuk duhet të çuditeni nëse një nga këto ditë ata nuk do të paraqiten në fushën e lojës”.

“Arbitri duhet të votojë sepse është një parim demokratik”, ka shtuar Nicchi, në një intervistë të dhënë për “Radio anch’io sport”. “Dikush kërkon të vërë dorë mbi arbitrat. Kujt do t’i shërbente një gjë e tillë, përveçse se Serie A, që nuk do të na e njohë të drejtën e votës, siç ka bërë të ditur edhe presidenti i emëruar i Lega-s, Malago?”.

Nicchi ka folur edhe në lidhje me shpërthimin e Buffon pas ndeshjes me Real Madrid: “Nuk mund ta gjykoj penalltinë e dhënë për Real-in, nuk është puna ime. Buffon është një kampionat i madh, i cili duket se do të ketë një karrierë të suksesshme edhe si drejtues. Pikërisht për këtë arsye duhet bërë kujdes ndaj asaj që thuhet, ka gjithmonë fëmijë që dëgjojnë”, ka thënë Nicchi.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A