Kampionatet në Europë

Alaves prezanton De Biasin me “photoshop”

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, që nga e hëna do të marrë skuadrën e re, pikërisht Alaves, që sot pasdite u mund në shtëpi nga Real Madrid, 1-2, e 6-a humbje radhazi, por duke gjetur golin e parë të sezonit pas 6 javësh kampionat. Klubi i Alavesh nuk ka bërë ndonjë konferencë të posaçme për shtyp, por e ka prezantuar trajnerin e ri me anë të një fotografie, e modifikuar në photoshop, teksa i kanë hequr logon e FSHF-së dhe kollaren nga ngjyrë e kuqe ia kanë bërë blu.

De Biasi do të ketë një mision tepër të vështirë, pasi do t’i duhet të shpëtojë ekipin, kur ende nuk ka një pikë në renditje. Në Spanjë ka drejtuar Levanten në sezonin 2007-2018, duke dhënë dorëheqjen për shkak të situatës së rëndë ekonomike. Trajneri italian është mësuar me sfida të vështira, pasi ka mundur të shpëtojë Torinon dhe dy herë Udinese-n në Seria A, por këtë herë do të jetë tepër e vështirë. Kualifikimi i Shqipërisë në Europian ia ka lartësuar emrin De Biasit, por sfida e re mund t’ia zbehë pak famën, ose t’ia lartësojë akoma më shumë nëse arrin ta shpëtojë ekipin Alaves.

Më shumë nga Kampionatet në Europë