Kombëtarja

Albacete në Spanjë prezanton me superlativa shqiptarin Rey Manaj

Rei Manaj prezantohet nga Albacete, klubi spanjoll i “Segunda Division”. Sulmuesi shqiptar ka firmosur kontratë 5-vjeçare me klubin nga “Castile-La Mancha”, pasi është shkëputur përfundimisht nga Interi. Ja njoftimi zyrtar me këtë rast:

“Rei Manaj (24 shkurt 1997, lindur në Lushnjë, Shqipëri) është një lojtar i ri i Albacete Balompié. Ndërkombëtari absolut shqiptar, i cili debutoi si golashënues me skuadrën e tij kombëtare më 13 nëntor 2015, vetëm 12 sekonda pas hyrjes në fushë, arrin në formë huaazimi, me opsionin e blerjes përfundimtare nga Interi, për të përforcuar sulmin.

Ekipi italian nënshkroi me Manajn në verën e vitit 2016, pasi ai kishte tërhequr vëmendjen te Kremoneze. Pas nënshkrimit të tij, Manaj u huazua në të njëjtin sezon te dy klube, Pescara dhe Pisa, duke i dhënë fund sezonit me 17 ndeshje dhe 4 gola.

Në verën e vitit 2017, disa ekipe futbolli nga Spanja ishin të interesuara për këtë sulmues të ri dhe premtues, i cili përfundoi duke luajtur me Granada CF, kështu që ai e njeh kategorinë e dytë të futbollit tonë. Me Granada CF ai luajti 20 ndeshje dhe shënoi një gol.

Mauro Pérez, drejtor sportiv i Albacete, thekson për futbollistin tonë të ri: “Ai është i fortë, i fuqishëm, mbizotëron si në luftën në ajër, ashtu edhe në lojën përtokë. Ka lëvizshmëri të madhe. Ai është një ndërkombëtar absolut me Shqipërinë. Mauro beson se Albacete është ekipi i duhur për të shfrytëzuar të gjitha cilësitë e tij”.

Më shumë nga Kombëtarja