Europa League

Alban Hoxha: “Nuk flasim ende për kualifikim, por për barazi në fushë”

Përkrah trajnerit Skënder Gega, në konferencën e dhënë për mediat në prag të sfidës së vështirë përballë Maribor, e vlefshme për turin e parë eliminator të UEFA Europa League, kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha ka thënë të tijën në lidhje me forcën e të kuqëve dhe shanset për të kaluar këtë kundërshtar të fortë.

“Jemi përqendruar shumë te puna në grup, dhe ekipi është i kënaqur me atë që kemi realizuar deri tani. U bë kohë që mendojmë për Europën. Të enjten synojmë të futemi në fushë dhe të japim maksimumin. Nuk dua që të flasim që tani për kualifikim, edhe pse dëshira është e madhe. Për ne nuk ka ekipe të lehta në Europë. Ndonëse shpresonim për ndonjë kundërshtar më të lehtë, nesër futemi për të qenë të barabartë në fushë”, deklaroi portieri dhe kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha.

Keni dëgjuar për promocionin e Eurollotos në Botëror? Tani me 1 skedinë mund të fitoni 3. Bashkohuni në grupin “3 përnjëherë” dhe fitoni: http://bitly.com/3përnjëherë

Më shumë nga Europa League