Futboll

Albi Dosti afrimi i radhës te Teuta

Albi Dosti është futbollisti më i ri që i bashkohet Teutës në këtë sesion merkatoje. Pas Hrkaç dhe Beqaj drejtuesit durrsak kanë firmosur edhe me mesfushorin që është një produkt i akademisë së “Djemve të Detit”. 25-vjeçari ka firmosur një kontratë një vjeçare me opsionin edhe për një sezon të dytë. Pas katër vitesh, Dosti rikthehet te “Djemtë e Detit”, aty ku hodhin hapat e parë dhe nisi karrierën fubtollistike. Në sezonin e fundit ai u aktivizua në Kategorinë e Parë te Bylisi, pas një aventure me Šibenik në fazën e parë të sezonit 2016-17 në Kategorinë e Dytë kroate ku grumbulloi 16 ndeshje dhe 1 gol.

Image result for dosti teuta

Edhe në kategorinë inferiore në vendin tonë 25-vjeçari shënoi 1 gol në 8 ndeshje të aktivizuara me ballshiotët që synonin të ngjiteshin në Superiore. Teuta e sezonit të ardhshëm me përjashtim të disa emrave do të jetë një skuadër e re, por me synime madhore. Presidenti Edmond Hasanbelliu së bashku me aksionerin Ardian Bardhi synojnë të ndërtojnë një skudër cilësore në mënyrë që në sezonin e parë të renditen në tre vendet e para dhe në sezonet pasardhëse të luftojnë për titull kampion.

Më shumë nga Futboll