Kampionatet në Europë

Alexander Ceferin, i vetmi kandidat për presidencën e UEFA-s

UEFA ka konfirmuar se presidenti i saj i tanishëm, slloveni Alexander Ceferin, është kandidati i vetëm për zgjedhjet e radhës, që do të mbahen më 7 shkurt në Romë. Ceferin, i lindur në Ljubljanë në vitin 1967, është presidenti i shtatë i qeverisë evropiane të futbollit dhe pritet të rizgjidhet për një mandat 4-vjeçar të dytë, pasi zëvendësoi francezin e njohur, Mishel Platini, më 14 shtator 2016, kur mundi në zgjedhje holandezin Michel Van Praag, me 42 vota kundër 13.

Platini, i cili u zgjodh për një mandat të tretë më 24 mars 2015 dhe që kërkoi presidencën e FIFA-s, u pezullua nga të gjitha funksionet në futboll për 8 vite në tetor 2015, por dënimi i tij u reduktua në 6 vite nga Komiteti i Ankesave të FIFA-s, derisa në fund dënimi u la në 4 vite nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Më shumë nga Kampionatet në Europë