Premier League

Alexis Sanchez fërshëllehet nga tifozët e tij në “Emirates”

Alexis Sanchez është fërshëllyer në paraqitjen e tij të parë në “Emirates Stadium” pas transferimi të tij të dështuar te Manchester City në ditën e fundit të merkatos. Kiliani u fut nga stoli bashkë me Olivier Giroud teksa kishin mbetur edhe 15 minuta lojë në fitoren 3-0 të Topçinjve ndaj Bournemouth. Sanchez – i cili donte të largohej për te City pasi Qytetarët ofruan 60 mln euro për shërbimet e tij në ditën e fundit të merkatos – e ka shprehur edhe më parë dëshirën për t’u larguar nga klubi londinez, por një marrëveshje nuk u arrit.

Dhe teksa nga disa tifozë kishte duartrokitje kur ai hyri në fushë, fërshëllimat që i ndoqën ishin të pamundura të injoroheshin.

Ata që ishin në stadium nuk ngurruan të shkruanin në Twitter për fërshëllimat kundrejt tij. Disa të tjerë janë shprehur se u këndua edhe një këngë për të. Kiliani mund të rikthehet në formacion në ndeshjen e Europa League ndaj Koln.

Më shumë nga Premier League