Basketboll

Algert Gjonaj lë Tiranën, firmos për Vllazninë

Pas Nikolla Gjokoviç dhe Alen Korej, ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka bërë realitet edhe një tjetër goditje në merkato. Bëhet fjalë për basketbollistin kryeqytetas Algert Gjonaj. Ai ka qenë pjesë e ekipit të Tiranës deri para pak ditësh

Pas Nikolla Gjokoviç dhe Alen Korej, ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka bërë realitet edhe një tjetër goditje në merkato. Bëhet fjalë për basketbollistin kryeqytetas Algert Gjonaj. Ai ka qenë pjesë e ekipit të Tiranës deri para pak ditësh, por raportet jo të mira me trajnerin kanë bërë që të kërkojë largimin nga skuadra. Natyrisht drejtuesit e Vllaznisë nuk mund të qëndronin pasiv në këtë drejtim dhe kanë ndërhyrë menjëherë, duke kontaktuar dhe duke e bindur të vishte fanellën kuqeblu për pjesën e mbetur të sezonit. Përveç kësaj, edhe vetë Gjonaj ka shprehur dëshirën për të luajtur me skuadrën më të mirë të kampionatit dhe që synon titullin e tretë radhazi. Pasditen e së dielës Gjonaj ka firmosur kontratën me presidentin Dibra.

Sokol Dibra, Astrit Zaganjori, allen dhe gjonaj

Sokol Dibra, Astrit Zaganjori, Corey Allen dhe Algert Gjonaj gjatë prezantimit

Ky konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për Vllazninë, por nga ana tjetër, ka dobësuar edhe një nga rivalët kryesorë, Tiranën. Gjonaj luan në pozicionin 3 dhe trajneri shkodran Gjeçaj kishte kohë që e kërkonte një lojtar të tillë për të forcuar edhe më shumë skuadrën. Lojtari i sapoardhur, është edhe anëtar i ekipit kombëtar shqiptar dhe me ardhjen e tij në Shkodër tashmë gjërat duken edhe më mire. Ndaj Vllaznia, përveç titullit kampion, do të kërkojë të fitojë edhe Kupën e Shqipërisë, madje edhe Superkupën, duke u rikonfirmuar edhe njëherë si ekipi më i mirë i vendit.

vllaznia basket, gjecaj

Skuadra e Vllaznisë ë basketboll

[interaction id=”569d1e136f21c9dc0597e12e”]

Më shumë nga Basketboll