Kombëtarja

Aliji: Këndimi i himnit kombëtar, një përjetim i rrallë

Mbrojtësi Naser Aliji debutoi me kombëtaren shqiptare në ndeshjen miqësore me Francën. Ai, si gjithë kuqezinjtë e tjerë, ka mbetur i mrekulluar nga mbështetja e tifozëve, si dhe nga fitorja. Performanca e treguar në “Elbasan Arena” dëshmoi se tashmë Ansi Agolli ka një rival të denjë për pozicionin në të majtë të mbrojtjes.

Mbrojtësi Naser Aliji debutoi me kombëtaren shqiptare në ndeshjen miqësore me Francën. Ai, si gjithë kuqezinjtë e tjerë, ka mbetur i mrekulluar nga mbështetja e tifozëve, si dhe nga fitorja. Performanca e treguar në “Elbasan Arena” dëshmoi se tashmë Ansi Agolli ka një rival të denjë për pozicionin në të majtë të mbrojtjes. Duke folur për “Lajm”, gazetën shqiptarë në Maqedoni, futbollisti kumanovar thotë se kishte përjetuar ndër momentet më të mira në karrierë gjatë ndeshjes miqësore Shqipëri-Francë 1-0, të shtunën e kaluar, në “Elbasan Arena”.

Naser 2

Foto: Familjarët e Naser Alijit në stadiumin “Elbasan Arena”, mbështesin mbrojtësin në debutimin kuqezi

“Çfarë të them, përveçse ishte një ndjenjë shumë e veçantë të debutosh me Kombëtaren dhe të luash para tifozëve kuqezi, të cilët i falënderoj shumë për mbështetjen”, – deklaron Naser Aliji.
Ai rrëfen edhe për emocionet që kishte përjetuar gjatë intonimit të himnit kombëtar. “Himnin e Flamurit e pata mësuar përmendësh dhe e këndova me zemër. Ishte një përjetim i rrallë. S’ka më mirë se të luash për Shqipërinë. Jam ndier krenar”, – tha ai.

[total-poll id=37843]

Më shumë nga Kombëtarja