Premier League

Alisson dhe gabimi që i kushtoi Liverpool-it 68 mln €

Liverpool ka kompletuar blerjen me vlerë 73 mln euro për Alisson këtë javë, por mund të kishte kursyer shumë para nëse nuk do të kishin refuzuar të paguanin një shifër shumë të ulët tre vite më parë.

Një objektiv prej shumë kohës i trajnerit Jurgen Klopp, Alisson është bërë portieri më i shtrenjtë në histori kur finalizoi transferimin nga Roma te Liverpool ditën e premte.

Por sipas Sunday Mirror, Liverpool mund të kishte shmangur shpenzimet e mëdha pasi tre vite më parë mund ta kishte blerë portierin për vetëm 5 mln euro.

Klubi është kontaktuar nga ndërmjetës britanikë që i kanë ofruar shërbimet e brazilianit duke e ofruar për 4 mln euro plus 1 mln euro bonuse.

Vendimi tani me siguri që është penduar, pasi klubi anglez ka paguar 73 mln euro, një shifër rekord për një portier.

Më shumë nga Premier League