Kampionati Shqiptar

Aliti: Ku isha dhe ku jam tani…, faleminderit Skënderbeu!

Fidan Aliti ka folur ditën e martë në emër të Skënderbeut para gazetarëve, ku ka analizuar situatën te kuqebardhët, pas disa largimesh titullarësh, por edhe atmosferën me trajnerin e ri në drejtim, Orges Shehi. Mes të tjerash, ai ka nënvizuar në fjalën e tij: “Situata nuk është shumë e lehtë, pasi ka shumë lojtarë të rinj, por edhe trajneri është i ri.

Kërkohet kohë që gjërat të funksionojnë, por ne besojmë se do të bëhet mirë për të ardhmen. Për momentin, unë jam në kontratë me Skënderbeun dhe do të vazhdoj të jap maksimumin tim për këtë ekip.

Vetëm kur mendoj se ku kam qenë përpara se të vija te Skënderbeu dhe ku jam tani, më bën që të falënderoj shumë drejtuesin e këtij klubi. Sigurisht që duhet të lëviz, kemi kontakte me disa klube, por nuk ka asgjë konkrete. Synimet tona janë që të luftojmë për titullin kampion të Shqipërisë”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar