Seria A

Allegri: Dybala dhe Bernardeschi? Kanë të njëjtin problem…

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka bërë një koment interesant në lidhje me Dybala dhe Bernardeschi: “E djathta e Dybala është përmirësuar shumë, edhe pse ai punon shumë dhe ka objektiva të qarta. Por ka disa ndeshje, si ajo kundër Fiorentina-s dhe Torino-s, ku nuk duhej të kishte goditur me të djathtën, por e ka bërë. Pikërisht si Bernardeschi, i cili ka të njëjtin problem. Duhet të mësojnë, por janë djem të talentuar”.

Më tej, trajneri bardhezi ka shtuar: “Për mendimin tim, Dybala do të kishte shumë vështirësi nëse do të luante si qendërsulmues te një ekip i madh. Arsyeja është e thjeshtë: do të kishte më pak hapësira përpara, do të duhej të duronte më shumë kontakte fizike dhe do të lëvizte më pak. Kur luante si qendërsulmues te Palermo kishte 40 metra para vetes. Tek Juventus duhet të zhvendosesh shumë mbrapa për të pasur në dispozicion ato metra dhe po e bën”.

Më shumë nga Seria A