Kampionatet në Europë

Allegri e feston me të bijën triumfin në Kupën e Italisë (fotot)

 

Juventusi triumfoi në finale e Kupës së Italisë, me rezultatin 2-0 ndaj Lazios, në “Olimpico” të Romës. Ky ishte trofeu i parë sezonal për bardhezinjtë, të cilët mbeten skuadra e vetme në Europë, që lufton për tripletën e shumëlakmuar. Në pritje të zyrtarizimit si kampionë të Italisë, më një fitore këtë fundjavë, si dhe sy e veshë nga finalja e 3 qershorit në Cardiff, në kuadrin e Ligës së Kampioneve, juventinët kanë shpërthyer mbrëmë në festë. Interesant është fakti se përkrah trajnerit Allegri ka festuar edhe e bija e tij, Valentina. Ajo nuk e ka humbur mundësinë për të fiksuar në fotografi, bashkë me babain dhe trofeun, këtë triumf të bardhezinjve ndaj Lazios.

Më shumë nga Kampionatet në Europë