Champions League

Allegri: “Është koha për të fituar në Europë”

Trajneri Juventus-it, Massimiliano Allegri ka konfirmuar se ka ardhur momenti që “zonja e vjetër” të fitojë në Europe, pasi edhe pse i kanë shkuar shumë pranë titullit të “Champions League” vitet e kaluara, nuk kanë arritur të marrin atë.

“Pasi kemi fituar shtatë Scudetti dhe katër kupa të Italisë, është koha të fitojmë në Europë,”- ka thënë trajneri në një event të Samsung.

“Cristiano Ronaldo? Mendoj se ai po e menaxhon mirë çështjen, si gjithmonë, ndërkohë ne i kemi treguar se jemi pranë tij.”

“Përsa i përket lojës, ai është i jashtëzakonshëm. Pas pushimit të kombëtareve ne do të përballemi me Genova-n, që sapo kanë ndryshuar trajnerin e tyre, por nuk do të jetë e lehtë.”

“Po të flasim për mungesat dhe dëmtimet, Douglas Costa është mirë dhe do të jetë në ndeshjen e radhës por nuk e di për Sami Khedira-n.

Më shumë nga Champions League