Seria A

Allegri i sigurt: A do të qëndroj te Juventusi? Përqindja është shumë e lartë

Kjo ka qenë një javë e pushim të merituar për lojtarët e Juventusit. Trajneri bardhezi, Massimiliano Allegri, i ka lënë të tijtë 4 ditë ushim, pas fitores së titullit të shtatë radhazi në Seria A, i katërti për teknikun livornez.

Tani ka mbetur për t’u luajtur ndeshja e fundit kundër Verona, e cila do të paraprihet me kremtimin e titullit nëpër Torino, ku lojtarët do të parakalojnë në autobus zbuluar. Allegri është i prirur për të dërguar një mesazh në konferencën për shtyp, në lidhje me të ardhmen e tij:

“Përqindja e qëndrimit tim është shumë e lartë, e kam thënë tashmë. Javën e ardhshme do të bisedojmë me klubin për të kuptuar planet për sezonin e ri, por kurrë nuk kam pasur ndonjë dyshim. Nesër do të jetë një ditë historike për Buffon, por edhe për të gjithë ne, në përgjithësi. Pas njëzet vitesh, ai largohet nga Juventusi dhe mendoj vetëm për të festuar. E ardhmja e tij? Buffon, ndërkohë, do të mendojë për të tashmen”.

Allegri, gjithashtu, flet edhe për finalen e Champions-it: “Liverpool dhe Real Madridi do të luftojnë në finale, por nuk kanë qenë protagonistë në ligat e tyre përkatëse. Nuk mendoj se në sezonin e ardhshëm, Juventusi duhet të përqëndrohet vetëm te Champions-i. Çdo vit me ekipin tonë konkurrojmë për maksimumin në secilin kompeticion. Jemi mësuar të luajmë çdo tri ditë”.

Trajneri i Juventusit, pastaj vazhdoi të krahasohet me Napolin: “Ne duhet ta komplimentojmë ekipin e Sarrit, sepse kjo ka qenë për ne krenaria e titullit. Me një fitore, Napoli do të ngjitet në kuotën e 91 pikëve. Besoj edhe ata duhet të kenë respekt për këtë Juventus, i cili nuk ka mungesë respekti ndaj askujt.

Megjithatë, nuk mund të krahasoni një ekip, që ka fituar katër tituj dhe katër Kupa Italiane radhazi, me një ekip tjetër, që nuk ka fituar as edhe një të tillë. Largimet e Lichtsteiner dhe Asamoah? Të dy kanë dhënë aq shumë për Juventusin dhe meritojnë falënderimet tona. Nuk e di nëse ka lojtarë të tjerë, që duan të largohen. Ata që do të mbeten duhet ta dinë se sezonin e ardhshëm duhet përsëritur një ecuri e madhe, si kjo”.

Më shumë nga Seria A