Seria A

“Allegri kritikon VAR-in sepse s’do ketë më favore”

Presidenti i Palermo-s, Maurizio Zamparini, është shprehur në favor të VAR-it dhe ka sulmuar trajnerin e Juventus Massimiliano Allegri, i cili është ankuar për përdorimin e teknologjisë pas barazmit 2-2 me Atalanta-n. Bardheziu ka thënë se ndeshjet do të zgjasin katër orë në muajt vendimtarë të sezonit.

“Nuk është aspak e vërtetë se ndeshjet do të zgjasin 4 orë me VAR-in. Sigurisht, Allegri-t duhet t’i vijë keq sepse nuk do të ketë më favore të caktuara. Më në fund”.

Më shumë nga Seria A