Champions League

Allegri: Mungesa e Pjaca-s, një nga arsyet kryesore të humbjes ndaj Real Madrid

Trajneri i Juventus Massimiliano Allegri beson se ekipi i tij humbi në finalen e Champions League pjesërisht për shkak të mungesës së Marko Pjaca.

Kroati nuk luante për shkak të një dëmtimi, dhe Allegri nuk kishte shumë mundësi përpara për të ndryshuar diçka në pjesën e dytë. Pjaca ka që në mars që mungon dhe Allegri shprehet se pamundësia për të përdorur rotacionin e katërshes përpara të përbërë nga Higuain, Dybala, Cuadrado dhe Mandzukic ishte një nga arsyet kryesore e humbjes ndaj Real Madrid.

“Ideja ishte të ishim në avantazh pas pushimit, ose të paktën në mesin e pjesës së dytë,” shprehet Allegri për Sky Sport Italia.

“Na mungonin opsionet përpara në pjesën e dytë. Sezonin që sapo lamë pas, kur ndryshuam skemën katër muajt e fundit kemi harxhuar shumë energji. Nuk e kisha marrë parasysh mungesën e Pjaca-s. Ai është një lojtar që mund të bëjë diferencën.”

 

Më shumë nga Champions League