Connect with us

Futboll

Allegri ndihet më pranë titullit kampion

Juventus ka arritur një fitore të ngushtë në shtëpinë e Sampdoria, duke bërë një tjetër hap drejt titullit kampion “Eshtë një hap para i rëndësishëm, – ka komentuar Allegri. – Ishte thelbësore të fitonim këtë ndeshje edhe pse në pjesën e dytë toleruam shumë.” Pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve, Juventus do të luajë kundër Napoli dhe Barcelonës, me Higuain, të cilit i ka munguar goli në ndeshjet e fundit: “Po punon shumë dhe goli do të mbërrijë. Sfida kundër Barçës duhet të jetë normalitet në mendjen tonë. Jo e mbivlerësuar ose e nënvlerësuar.” Ndërsa për të ardhmen, trajneri i Juventus, tha: “Në fund të sezonit do të ulem në tavolinë me drejtuesit dhe do të vendos.”

Më pas, në analizën më të debatuar të ndeshjes, trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, tha: “Nuk janë tre pikët që na japin titullin, por ishte një hap para shumë i rëndësishëm. Ishte shumë e rëndësishme të fitonim këtë ndeshje, sepse pas pushimit të kombëtareve do të ndeshemi me Napoli. Kemi bërë një nga pjesët e para më të bukura të këtij sezoni, për ritëm dhe raste të krijuara. Në pjesën e dytë i dhamë Sampdorias disa raste që mund t’i shmangnim me përqendrim. Gjatë gjithë ndeshjes bëmë vetëm tre faulla dhe ndonjëherë duhet ndonjë faull më shumë, sepse ashtu veprojnë kundërshtarët me ne. Tani do të mendojmë për Napoli, më pas për Barcelonën.”

Më shumë nga Futboll