Seria A

Allegri nis rrotacionin, zgjedh italianin si titullar ndaj Frosinones

E ruajti portën të paprekur në Valencia, por tani Wojciech Szczesny duhet të pushojë pak. Trajneri Massimiliano Allegri ka menduar t’i japë mundësinë e aktivizimit në sfidën e radhës italianit Mattia Perin. Natyrisht, edhe pse ju mund të mendoni për një ndërrimin paqësor, portieri polak do të dëshironte të luante gjithmonë nga minuta e parë, siç ka bërë deri më tani, duke e konsoliduar pozicionin e tij, tashmë të fortë.

Siç është raportuar nga “Tuttosport”, kundër Frosinone, megjithatë, duhet t’i besohet porta bardhezi ish-portierit të Genoa, edhe si rezultat i një kalendari të ngjeshur ndeshjesh. Për Perin kjo është një mundësi që të rrisë ambiciet edhe në kombëtare.

Trajneri Roberto Mancini, disa javë më parë, ia bëri të qartë atij: “Fakti që Perin nuk luan me klubin e tij është një problem, sot në futboll ekzistojnë hierarkitë e mirëkrijuara” . Perin dëshiron kthimin vendimtar me pritjet që e bënë atë të famshëm, ndërsa Szczesny është i paralajmëruar.

Më shumë nga Seria A