• Allegri shënjestron tripletën: Tani e ka radhën titulli në Seria A

    Publikuar: 18 May 9:39

    Massimiliano Allegri e ka udhëhequr Juventusin e tij drejt triumfit në finalen e Kupës së Italisë, që e fitoi mbrëmë 2-0 kundër Lazios. Lidhur me atë që ndodhi në “Olimpico”, trajneri bardhezi tha: “Ne kemi pasur një pjesë të parë loje të mirë, pastaj në të dytën u kujdesëm për një mbrojtje solide. E kemi filluar javën pas një testi zhgënjyes të së dielës, por ja ku jemi me trofeun e parë sezonal në duar, brenda pak ditësh. Gara vazhdon në dy drejtime të tjera, por mund t’ju them se jemi duke bërë një sezon të mirë.” Beteja për tripletën vazhdon, por Allegri kërkon të fokusohet në ndeshjen e radhës, fitorja e së cilës mund të sjellë titullin kampion në kampin juventin.

    Allegri thërret tifozët në funksion të përplasjes së radhës, kundër Crotone, e cila është vendimtare për titullin në Seria A: “Crotone është një skuadër e aftë, që është duke marrë një varg të mirë rezultatesh. Për ne nuk do të jetë aspak e lehtë. Kundërshtari ka nevojë për një fitore, të cilën synon ta marrë me ndihmën e të gjithëve, edhe me një shtytje të stadiumit të vet. Prandaj, ftoj tifozët tanë të na mbështesin në këtë sfidë, që mund të mbyllë çështjen e titullit. Paraqitja e Dani Alves? Jo vetëm ai, por të gjithë janë duke punuar mirë, për ta bërë këtë Juventus të madh. Higuain fitoi trofeun e parë me Juventusin? Sonte bëri një lojë të mirë, edhe pse nuk shënoi gol. Tifozët duhet të ndihen rehat, sepse Higuain është gjithashtu i rëndësishëm kur nuk shënon”.


    Lexo postimet e tjera