Champions League

Allegri: Shorti i Champions? Ata nuk dua t’i shoh më

“Nuk ishte e lehtë të fitonim në Wembley, edhe duke parë si po shkonte ndeshja. Por jemi treguar të duruar, kemi pritur momentin e duhur dhe kemi përmbysur gjithçka në 10 minuta”.

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventus, ka shijuar kualifikimin e bardhezinjve në çerekfinalet e Champions League. “Asamoah dhe Lichtsteiner kanë ndryshuar ndeshjen? I kam bërë ato ndryshime sepse na duheshin lojtarë të ndryshëm. Në ndeshjen e parë jam kritikuar për zëvendësime, tani po vlerësohem? Ndeshjet i fitojnë lojtarët, që po bëjnë një sezon të shkëlqyer. Unë bëj disa gabime, që mundohem t’i korrigjoj herë pas here”.

Allegri është pyetur edhe nëse e ndien veten gati për Premier League: “Jo, kam një kontratë deri në 2020-ën”, ka thënë ai. Më pas, pyetjes së me kë do të donte të përballej në çerekfinale, Max i është përgjigjur: “E vetmja skuadër me të cilën nuk dua të përballemi është Barcelona. Ndeshemi çdo vit me ata… tani mjaft. Më mirë të kthehemi në Angli”.

Më shumë nga Champions League