Bundesliga

Alonso: Bayern si Reali, por ajo që më surprizon është…

Veteranit Xabi Alonso i kanë mjaftuar tre sezone për t’u dashuruar me Bayern-in, edhe pse më parë ka luajtur në skuadra madhështore si Liverpool dhe Real Madrid. Para ndeshjes me Freiburg-un në kampionat, e cila do të jetë e fundit në karrierën e 34-vjeçarit, spanjolli ka shprehur ndjenjat e tij për rekordmenët, duke thënë fjalë mjaft emocionuese. “Bayern është si Real Madrid, por kur je brenda klubit e kupton me të vërtet se ç’vlerë ka. Në botë janë shumë pak klube të tjera me financa kaq të shëndosha”, – ka deklaruar ai.

“Ajo që më habit më shumë – vijon Xabi – është fakti se përherë e më tepër Bayern po rritet shumë globalisht, por gjithsesi vazhdon të karakterizohet nga një mjedis familjar. Ky klub është një model suksesi, gjithçka funksionon dhe do të jetë kështu prej njerëzve që e kanë përvetësuar esencën e Bayernit. Presidenti Uli Hoeness? E kam kuptuar shpejt se këtu ka krijuar diçka esenciale dhe të prekshme. Në fillim nuk e njihja, por kur ai u rikthye, shihja përzermërsinë e njerëzve, të cilët po e prisnin me padurim.”

Më shumë nga Bundesliga