Formula 1

Alonso harron Formula 1, përgatitet për garën 24-orëshe të La Mansh

Nuk ka kohë për pushime për Fernando Alonso, pasi piloti spanjoll i McLaren do të përgatitet për të marrë pjesë këtë fundjavë për garën 24-orëshe të La Mansh, një nga momentet më të rëndësishme të këtij sezoni. “Kjo është një përvojë krejt tjetër nga ajo e Formula 1. Shpresoj shumë që të bëjmë një garë të mirë”, tha Alonso, që pas garës së Kanadasë ka nisur përgatitjet për garën që do të zhvillohet në Francë.

Këtë vit kemi një mundësi të artë, kemi bërë një fazë përgatitore të mirë, mjaft teste, simulacione dhe tani jemi gati për garën. Jemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe tani gara do të tregojë realisht mundësitë tona. Duhet të jemi të kujdesshëm, të mos bëjmë gabime dhe të jemi të durueshëm. Në kampionatin e Formula 1 nuk duelojmë dot për titull, por jemi duke bërë hapa të mëdhenj përpara”, tha Alonso.

Më shumë nga Formula 1