Formula 1

Alonso i replikon Horner: Deklarata e tij do të jetë “hit i verës”

Me një “Jo faleminderit” dhe me shumë ikona që japin një fytyrë që qesh me lot, Fernando Alonso i ka replikuar shefit të Red Bull, Christian Horner, që një ditë më parë pat deklaruar se piloti spanjoll nuk është i përshtatshëm për makinën austriake dhe se është një pilot që krijon kaos. Në një mesazh në faqen e tij zyrtare “Twitter”, 2 herë kampioni i botës i ka replikuar shefit të Red Bull, duke thënë: “Kjo deklaratë do të jetë padyshim fraza hit e kësaj vere, një nga më të bukurat e historisë”.

Ja cfare tha shefi i Red Bull per pilotin spanjoll

Edhe pse në Formula 1 gjithçka mund të ndodhë, në pistë dhe jashtë saj, pas këtyre polemikave duket e vështirë që Fernando Alonso të ulet realisht në makinën Red Bull sezonin tjetër, pas largimit të Daniel Ricciardo. Makina austriake është ende në kërkim të një piloti të dytë, ndërkohë që është konfirmuar Max Verstappen. Edhe Alonso është në dyshim për sa i përket qëndrimit të tij te makina McLaren edhe pse ka deklaruar së fundi se po punon për sezonin 2019.

Më shumë nga Formula 1