Connect with us

Formula 1

Alonso largohet nga McLaren nëse s’fiton asnjë garë

Më 26 mars do të nisë Botërori i Formula 1, por pa nisur mirë gara e parë kanë nisur thashethemet e para në lidhje me vitin 2018. Dhe në to është përfshirë piloti spanjoll i McLaren Honda, Fernando Alonso, që mund të largohet nga makina Mercedes në rast se nuk arrin të fitojë asgjë këtë vit. Lajmin e ka konfirmuar Eric Boullier, shefi i makinës britanike, që tha se e ardhmja e dy herë kampionit të botës te McLaren është në dyshim.

Momentalisht ka shumë spekulime mbi të ardhmen e tij, por nëse McLaren nuk do të jetë pretendente, ai do të largohet. Ne duhet t’i japim një makinë kompetitive. Nëse ia dalim mbanë, ai do të qëndrojë, nëse jo, do të largohet. Megjithatë, le të presim se si do të nisë ky vit dhe më pas do të ulemi në tavolinë e të bisedojmë”, tha Boullier. Testet dimërore treguan se makina britanike ka shumë probleme dhe se motori Honda nuk është aq i shpejtë sa pritej dhe ët rivalizojë me pretendentët.

Më shumë nga Formula 1