Formula 1

Alonso në prag të divorcit me F1: Çdo garë e mbetur më duket ndryshe

Që nga gushti, kur vendosa të bëj publike lamtumirën time nga bota e Formula 1, çdo garë ku kam marrë pjesë ka qenë disi më speciale dhe emocionuese se zakonisht. Çdo sfilatë që ne pilotët bëjmë para garës, takimet me fansat, sesionet që bëjmë në pistë kanë qenë ndryshe për mua. Dhe çdo ditë e më shumë bëhet më e vështirë për mua”, rrëfehet Fernando Alonso, që do të lërë sportin e Formula 1 në fund të këtij sezoni.

2 herë kampioni i botës do të mbyllë karrierën e tij me këtë sport, për të garuar vitin tjetër në World Endurance Championship, ku që këtë vit ka nisur të zhvillojë garat e para. “Në Formula 1 kam arritur më shumë se sa kisha imagjinuar kur e nisa këtë sport. Ndaj mendoj se ky është momenti i duhur për t’u larguar, duke gjetur sfida të reja për të ardhmen edhe pse në fund do të jetë emocionuese ndarja nga Formula 1”, tha Alonso.

Më shumë nga Formula 1