Formula 1

Alonso: “Ronaldo më i mirë se Messi! Spanjë-Brazil, finalja e Botërorit Rusi 2018…”

Që Fernando Alonso është një i apasionuar pas futbollit, është një lajm i ditur prej kohësh. Dhe jo vetëm, duke parë që piloti spanjoll i McLaren Honda, ka themeluar më parë një skuadër çiklizmi, më pas të shpërbërë për arsye ekonomike në vitin 2014. Tashmë te ish-ferraristi ka shpërthyer sërish pasioni për futbollin, mbase për shkak të qëndrimit në Brazil, kur të dielën do të garojë në garën e fundit të GP, për këtë sezon.

Rezultate imazhesh për fernando alonso messi ronaldo

I intervistuar nga “Globoesporte” Alonso tha fjalën e tij në lidhje me dilemën më të madhe sportive të shekullit të XXI: Cili është më i miri mes të dyve, Cristiano Ronaldo apo Leo Messi? Si gjithmonë Alonso nuk njeh barazim, ndonëse duke bërë humor…: “Cristiano është më i fortë se Messi… Leo ka një talent të jashtëzakonshëm, por mua më interesojnë vetëm futbollistët e Real Madrid. Futbolli më pëlqen shumë, ndonëse më shumë ta shoh sesa ta praktikoj. Botërori do të jetë i diskutueshëm, mendoj se Spanja dhe Brazili do të jenë mes favoriteve, një finale mes të dyjave do të ishte maksimumi, por duhen bërë llogaritë edhe me Gjermaninë”.

Më shumë nga Formula 1