Formula 1

Alonso zbulon strategjinë e McLaren për të ardhmen

Fernando Alonso ka shpjeguar se testet e kryera pas garës së fundit në Hungari treguan një përmirësim të dukshëm të makinës McLaren, por ato nuk kanë si qëllim njëvendëshen e këtij sezoni, por të asaj që do të zbresë në pistën gjatë 2019-ës. Piloti spanjoll pranon se po punohet që tani për sezonin e ardhshëm, ndaj është shprehur i kënaqur me punën e kryer deri më tani dhe me rezultatet e arritura në pjesën e parë të Botërorit të Formula 1.

Është më mirë që të diskutojmë dhe zbulojmë problemin për të kuptuar se ku çalon makina. Ndaj, tani shoh një të ardhme më të qartë të makinës McLaren, e cila do të jetë më e shpejtë sezonin tjetër. Me gjithë problemet që kemi patur, nga të cilat kemi mësuar shumë, po punojmë fort për t’i zgjidhur dhe eliminuar ato”, u shpreh piloti spanjoll, që ka mbetur i kënaqur nga makina që po vjen, deklaratë që ka shijen e rikonfirmimit edhe për vitin 2019 te makina britanike.

Më shumë nga Formula 1