Kampionati Shqiptar

Alsid Tafili rikthehet në “fole”, prezantohet te Vllaznia

Alsid Tafili është zyrtarizuar si pjesë e Vllaznisë për gjysmën e mbetur të sezonit. Pasi ka fituar “lirinë” dje nga Partizani, mesfushori shkodran është prezantuar sot në mesditë te klubi mëmë, aty ku ka dalë dhe është evidentuar.

Alsid Tafili është zyrtarizuar si pjesë e Vllaznisë për gjysmën e mbetur të sezonit. Pasi ka fituar “lirinë” dje nga Partizani, mesfushori shkodran është prezantuar sot në mesditë te klubi mëmë, aty ku ka dalë dhe është evidentuar. Sezonin e shkuar, Tafili ishte lojtari më produktiv te Vllaznia, sa u përket minutave të aktivizimit. Ish-trajneri i të kuqve, Sulejman Starova, e kërkoi verën e kaluar të bëhej pjesë e projektit të tij te Partizani dhe lojtari nuk hezitoi, duke e parë këtë pistë si një mundësi të madhe në karrierë.

Tafili 3

Alsid Tafili duke firmosur kontratën me Vllazninë

Situata e nderë te skuadra shkodrane i dha një shtysë më shumë drejt kryeqytetit. Mirëpo, nuk pati hapësirat e duhura te “demat”, edhe nën drejtimin e “shkesit” të vet, Sulejman Starova. Tani, pas merkatos dimërore, konkurrenca në mesfushën e Partizanit është rritur ndjeshëm, aq sa mundësia e të luajturit për Tafilin ishte zero. Duke parë se gjërat po ndryshojnë te Vllaznia, i kërkuar nga trajneri Armando Cungu, mesfushori nuk hezitoi të rikthehet në “fole”. Pra, prej ditës së sotme rikthehet te kuqeblutë e zemrës, për t’u dhënë atyre një dorë në betejën për mbijetesë në Superiore. Së bashku me një tjetër ish-lojtar të kuq, Endri Vrapin.

Tafili 2

Alsid Tafili duke pozuar me fanellën kuqeblu, pas rikthimit te Vllaznia

“Pasaporta” profesionale e Alsid Tafilit

Sezoni Skuadra Komp Minuta Nd Gola K.V K.K
2015/2016 Partizani SUP 261 8 0 2 0
2014/2015 Vllaznia SUP 3095 35 1 3 0
2013/2014 Vllaznia SUP 2366 30 4 5 0
2012/2013 Vllaznia SUP 1480 20 0 4 0
2011/2012 Panachaiki FOL 25 1 0 0 0
2010/2011 Teuta SUP 1909 29 1 4 0
2009/2010 Laçi SUP 97 3 0 0 0

Total

9233 126 6 18 0

 

[interaction id=”569d34298089e8dd05fab0b4″]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar