Connect with us

Lifestyle

Alvaro Morata martohet me modelen italiane (fotot)

Alvaro Morata, sulmuesi i Real Madridit, por që kërkohet me ngulm në “Old Trafford” nga Jose Mourinho, është martuar me modelen mahnitëse, Alice Campello. Në dasëm kanë qenë disa bashkëlojtarë te Morata, si dhe të afërm të çiftit. Kujtojmë se Manchester United e ka bërë një ofertë të hapur prej 65 milionë paundësh, por “Los Blancos” nuk kanë reaguar pozitivisht. “SunSport” kupton se për kushtet personale janë dakord me sulmuesin e Real Madridit, për një kontratë pesëvjeçare me vlerë rreth 350.000 paundë në javë. Mirëpo, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, u ka thënë drejtuesve të “Djajve të Kuq” se gatishmëria e tyre për të paguar 100 milionë paundë për Antoine Griezmann të Atletico Madridit duhet treguar edhe në rastin e Morata.

Më shumë nga Lifestyle