Connect with us

Champions League

Alves mohon sherrin e Cardiff-it: Kemi komentuar humbjen deri në 6 të mëngjesit

Vetëm dy muaj pas finales së Champions League të humbur 4:1  ndaj Real Madrid, dy lojtarë kyç janë larguar nga Juventus.

Dani Alves ka prishur kontratën dhe është transferuar te PSG, megjithëse kishte interes të madh nga Manchester City. Leonardo Bonucci gjithashtu ka befasuar botën e futbollit duke kaluar te AC Milan të premten e kaluar. Ai do të bëhet kapiteni dhe lojtari më i paguar i ekipit.

Një teori sugjeron se Dani Alves dhe Bonucci janë përplasur keq në dhomat e zhveshjes përpara finales së madhe. Por braziliani ka mohuar gjithçka.

“Për të gjithë ju që mendoni se ka pasur një sherr në finale, ne ishim të gjithë së bashku duke folur rreth humbjes deri në orën 6 të mëngjesit, mos shpikni gjëra kur nuk e dini se çfarë ka ndodhur,” ishin fjalët e Alves në Twitter. Edhe Mandzukic ka mohuar përplasjen.

Më shumë nga Champions League