Kampionatet në Europë

Alves: Neymar do të maturohet nga kritikat e Kupës së Botës

Dani Alves beson se doza e rëndë e kritikës, që Neymar mori gjatë dhe pas Kupës së Botës do ta ndihmojë yllin e Brazilit dhe PSG të maturohet. Neymar e gjeti veten “nën zjarr” gjatë turneut veror në Rusi, ndërsa Brazili u eliminua që në çerekfinale.

Simulimet e sulmuesit tërhoqën zemërimin e trajnerëve kundërshtarë, ndërsa tifozët shpërthyen me “memes” në rrjetet sociale. Neymar vetë lëshoi ​​një reklamë pas Kupës së Botës, duke premtuar se do të bëjë më mirë në këtë drejtim, edhe pse u ankua pas një kartoni të verdhë që mori kundër El Salvadorit, që sipas tij ishte gabim.

Dani Alves, shok skuadra dhe kombëtareje me Neymar, është i bindur se përvoja do të ndihmojë në formimin e sulmuesit brazilian si një person më i mirë. “Në jetë, nganjëherë ndodhin gjëra që ju bëjnë të pjekur dhe ju bëjnë të kuptoni se duhet të përmirësoheni si profesionist, – tha Alves.

– Kam folur shumë me Neymarin. Unë mendoj se ai ka fituar përvojë dhe kritikat që ka marrë gjatë Kupës së Botës do ta bëjnë edhe më të pjekur, me një ndryshim të sjelljes. Të gjithë kemi të meta, por nuk duhet të qëndrojmë me to. Në jetë duhet të përpiqemi të evoluojmë, sepse të gjithë jemi inteligjentë”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë