Champions League

Ambra: Allegri? Nuk shkoj në stadium për këtë arsye

Ambra Angiolini, e dashura e Massimiliano Allegri-t, ka folur për marrëdhënien e saj me trajnerin e Juventus në një intervistë të dhënë për “I Lunatici”, program q ë transmetohet në frekuencat e “Radio 2”.

“Nuk kam një rregull të përgjithshëm për ta qetësuar, thjesht i kuptoj situata të caktuara”, ka thënë aktorja italiane. “Nuk shkoj kurrë në stadium, jam supersticioze, më pas më ndihmon fakti që jetoj në Breshia”.

“Kur del nga stadiumi shkon në shtëpi, del me miqtë e tij, pres 48 orë. Është një njeri shumë serioz në punë, kthehet gjithmonë me skuadrën, i ndjek të gjithë rregullat e tij. Unë i respektoj dhe pres. E di që do të kthehet”.

Më shumë nga Champions League