Ligue 1

Amiens-Monaco, sulmi i 2-të më i keq pret sulmin e 2-të më të mirë

Kjo do të jetë përballja e parë mes këtyre dy skuadrave në Ligue 1. Amiens mban vendin e 17 në renditje dhe është vetëm 1 pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Pasi ka mundur Troyes 2-1 në Kupën e Ligës, Amiens ka marrë dy barazime pozitive kundër Guigamp dhe Montpellier. Ata kanë shënuar vetëm 7 gola në kampionatin francez, skuadra e dytë me më pak gola të shënuar në kampionatin francez. Për këtë arsye, shtatë takimet e tyre të fundit në Ligue 1 janë mbyllur me më pak se 2.5 gola për ndeshje.

 

Gjithashtu, vendasit kanë edhe mesataren më të ulët të gjuajtje drejt portës në Ligue 1 (9.3) dhe mesataren më të ulët të goditjeve në kuadrat (2) për ndeshje. Nga ana tjetër, pas katër takimesh pa fitore në të gjitha kompeticionet, Monaco ka fituar 3 ndeshje radhazi në kampionat, duke përfshirë këtu edhe një sukses 6-0 të marrë në shtëpi kundër Guingamp në javën e fundit. Bardhekuqtë kanë realizuar të paktën 2 gola në secilën prej këtyre 3 fitoreve. Monaco është skuadra e dytë me më shumë gola të shënuar deri tani, me 34 realizime në 12 ndeshje. për më tepër, ata nuk kanë pësuar gol në 5 nga 7 ndeshjet e fundit të luajtura në kampionat.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Ligue 1