Europa League

Analiza e “Gazeta dello Sport”: Hasani dhe Ibraimi, rrezik për Milanin

Shkëndija do të përballet me Milanin e madh në “play-off” të Ligës së Europës. Trajneri Vincenco Montella pas shortit deklaroi se nuk e njeh kundërshtarin, por mediat italiane kanë filluar të shkruajnë për klubin shqiptar në Maqedoni. Prestigjiozja “Gazeta dello Sport” i ka bërë një analizë të detajuar, e cila ka autorësinë e Stefano Kantalupi dhe Antonino Morici. “Shkëndija e ka përfunduar kampionatin e kaluar në vendin e dytë. Mund të thuhet se është kundërshtari më i pëlqyeshëm që ka mundur të ketë Milani. Javën e kaluar eliminoi Trakain, i cili është i panjohur në futbollin europian. Mirë është që Shkëndija, ndeshjen me Milanin do ta luajë në Shkup, ku edhe luhet Superkupa e Europës mes Realit dhe Manchester United. Sa i përket ekipit, rreziku më i madh vjen nga Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi. Ata janë përfaqësues të Maqedonisë dhe me teknikë shumë të mirë. Gjatë kësj vere skuadra ka trajner të ri, Qatip Osmani, i cili u tregua si strateg cilësor. Mirëpo, megjithatë, Shkëndija nuk është rival që do ta frikësonte Milanin”, – thuhet në analizën e “Gazeta Dello Sport”.
Nga Shkupi, Reshat IBRAHIMI

Më shumë nga Europa League