Connect with us

Boks

Analiza e supersfidës McGregor – Mayweather, forca goditëse përballë kundërsulmit të rrufeshëm

Tani që super ndeshja midis Floyd Mayweather ndaj Conor McGregor është bërë realitet, ka ardhur koha që zyrtarisht të marrim sa më tepër informacione rreth sfidës që do të zhvillohet më 26 gusht në Las Vegas. Teksa pak njerëz mendojnë se McGregor do t’i shkaktojë probleme Mayweather në debutimin e tij si boksier profesionist, aftësitë fizike të irlandezit tregojnë të kundërtën.

Më poshtë keni vetëm disa prej gjërave spektakolare që është i aftë të bëjë McGregor, nëpërmjet ESPN dhe Sports Sience:

Grushti i McGregor ka një forcë marramendëse 385.5 kg.

Krahu i majtë i McGregor është i barabartë me një çekiç 4.5 kg që lëkundet me një shpejtësi 26 km/orë.

Tani e ka radhën Mayweather:

Mayweather mund të ngushtojë fushëpamjen me 50% në vetëm 0.1 sekonda.

Mayweather mund të kundërsulmojë me një shpejtësi marramendëse që është më e shpejtë se ajo e një nepërke.

Forca goditëse e Mayweather është e njëjtë me atë të Nate Diaz, 368.7 kg.

McGregor do ta ketë tepër të vështirë takimin me “Money” gjatë gushtit. Por kampioni i UFC ka vërtetuar se mund t’i mbyllë gojën mosbesuesve edhe në të shkuarën dhe ai do të mundohet të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj boksierit më të mirë mbrojtës që ka parë historia.

Image result for mcgregor mayweather

Më shumë nga Boks