Premier League

20 zona dhe 2 kanale të rëndësishme… ja përse triumfoi City i Guardiola

Ottmar Hitzfeld, ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, zakonisht fliste për një zonë të kuqe, jashtë zonës së rreptësisë, në qendër të fushës. Nëse e kontrollon këtë sezon, kur je në sulm dhe kur je në mbrojtje, atëherë ke kontrolluar ndeshjes, sipas gjermanit.

Para zonës tënde nuk duhet të lije kundërshtarin të zotëronte topin në atë zonë të kuqe dhe t’i detyroje të hapnin lojën nga krahët ku edhe me statistikat tregohet se përqindja e golave me krosime është më e vogël.

Nga ana tjetër, një futbollist i yti me topin në zotërim në hyrje të zonës kundërshtare paraqit një rrezikshmëri të lartë me mundësinë e një goditje apo asisti. Pikërisht për të mbrojtur këto “zona të kuqe” pjesa më e madhe e ekipeve nisi të luajë me dy mesfushorë para mbrojtjes dhe me një organizator pas qendërsulmuesit.

Image result for ottmar hitzfeld red zone

Eshtë vënë re se Manchester City ka si synim të sulmojë zonën mes “zonës së kuqe” dhe linjës anësore, zonën mes qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit të krahut. Fakti që kundërshtarët vuajnë nëse i merr këto zona që quhen kanale, nuk është diçka shumë e re.

Me vendosjen tipike 4-4-2, për vite të tëra sulmuesit kërkonin të kapnin atë hapësirë. Ndonjëherë mes qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit të krahut kishte keqkuptim se cili do të markonte sulmuesin kundërshtar, ose kishte raste kur e markonin të dy, duke lënë hapësira diku gjetkë. Nëse dikush markon sulmuesin, ai mund të shkojë në një zonë tjetër, duke prishur strukturën mbrojtëse.

Image result for guardiola zones

Pep Guardiola e ndan fushën e Manchester City në 20 zona të ndryshme. Idetë e tij nuk janë shumë të komplikuara, por ashtu si e ka shpjeguar Thierry Henry kohët e fundit, është një metodikë që i jep mundësinë ekipit të qëndrojë në nivelet më të larta. Idea e krijimit të zonave të ndryshme të mavorës për të tërhequr kundërshtarët dhe më pas të sulmohet në hapësirat e lëna bosh ka qenë thelbi i taktikës së Pep Guardiola te Barcelona.

“Nëse qëndron në mes të qendër së djathtë të mbrojtjes dhe mbrojtësit të djathtë dhe Samuel Eto’o bën të njëjtën gjë në krahun tjetër, atëherë e kishim katër futbollistë të lirë në linjat e qendrës, – deklaroi ish-sulmuesi i katalansve, Henry. – Në fillim qëndron i hapur dhe shumë lart, në linjën e mbrojtes kundërshtare, më pas tërhiqesh pas dhe i liron hapësirën një nga katër futbollistëve që po vijnë nga pas dhe janë të çmarkuar.

Image result for henry eto'o

Duke qenë se ishin të tmerruar nga mundësia se Henry ose Eto’o mund të ishin të lirë, mbrojtjet kundërshtare nuk sulmonin kurrë nga krahët dhe faktikisht rrinin shumë larg mesfushorëve, duke krijuar hapësirë për Lionel Messi ose Andres Iniesta, që prisnin topat nga Xavi, pa përmendur se vinte shpesh dhe një sulmues shtesë nga e djathta, si ishte Dani Alvesh, që bëhet pikë shkarkimin kur për ndonjë arsye apo tjetrën topi nuk mund të luhej në qendër.

City ka ndjekur të njëjtën ide loje, me ndryshime shumë të vogla, por pa harruar rëndësishmin e këtyre dy kanaleve mes mbrojtësit të djathtë dhe qendërmbrojtësit të djathtë, ose anasjelltës, ashtu si ka bërë te Bayern Munich. Në Angli e ka ndarë fushën stërvitore në 20 zona, ku punon taktikisht. Teorikisht nuk ka më shumë se tre zona horizontalisht dhe dy zona vertikalisht.

Nëse një futbollist lëviz në një zonë, dy futbollistë të tjerë janë të detyruar të lëviznin në një mënyrë të tillë që topzotërusi të ketë të paktën dy pika pasimi, mundësi tre. Por ajo që është e rëndësishme edhe në këtë mënyrë të ndarjes së zonave të fushës është sjellja e mbrojtësve të krahut, teksa të gjithë futbollistë e dinë se në fund të aksionit zona më e rëndësishme për t’u fituar është ajo që përmendëm më lart mes dy mbrojtësve kundërshtarë.

Image result for chelsea premier little

Sezonin e kaluar, një nga forcat kryesore të Chelsea, që fitoi titullin kampion, ishte pikërisht struktura e duhur për të kontrollonte këto kanale, këto zona, me vendosjen 3-4-2-1 duke u bazuar te dyfishimet që vinin nga mesfushorët N’Golo Kanté dhe Nemanja Matic dhe te Eden Hazard, Pedro apo Willian që vendoseshin gjithmonë në trekëndëshin kundërshtar të formuar nga mbrojtësi i djathtë, mesfushori qendër i djathtë dhe mbrojtësi qendër i djathtë. Në momentin që dikush lironte hapësirat sulmohej nga krahu tjetër ku vinte edhe mbrojtësi anësor për të krijuar superioritet numerik.

Sivjet, Guardiola po përdor Kevin De Bruyne dhe David Silva për të vënë në punë taktikën e tij dhe duke nisur që nga sezoni i kaluar ata kanë luajtur rolin e “tetës së lirë”, lojtari mesfushori që kap zonat e lart përmendura. Diferenca mes Chelsea dhe City në këtë sezon ka të bëj me fakti se Guardiola ka përdorur sulmues si Sane dhe Sterling, për të kapur këto zona, ndërsa Conte ka zgjedhur të sulmojë me mbrojtësit e krahur Moses dhe Alonso, por askush nuk mund ta fajësojë sepse vjet ishte i suksesshëm.

Edhe Guardiola e nisi sezonin me tre mbrojtës, por me vendosjen 3-3-2-2, me aktivizimin njëkohësisht te Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus, mund ta quani edhe 3-1-4-2, por që ndryshon me 3-4-2-1 të italianit Conte.

Me këtë sistem loje, City fitoi dy ndeshje dhe barazoi një. Guardiola e pëlqente, por sapo provoi 4-3-3, me sulmuesit e krahut të hapur në fillim dhe që më pas tërhiqeshin ose bënin prerje në mes, me Silva dhe De Bryne që ndërtonin në zonat e lira, City fitoi 6-0 ndaj Watford dhe 5-0 ndaj Crystal Palace dhe kësisoj trajneri spanjoll vendosi të vazhdojë deri në fund në këtë mënyrë.

Më pas, roli i Fernandinho, për të mbrojtur katërshen e prapavijës është jetik, sidomos në ato raste kur mbrojtësit e krahut merrnin leje për të sulmuar vazhdimisht. Por ka edhe diçka tjetër, kur Fernandinho nuk ndodhet aty, atëherë mbrojtësit e krahut marrin urdhër të mbulojnë në qendër, ashtu si bëri Fabian Delph, sidomos kundër Chelsea, por gjithmonë duke lënë të dorë të De Bruyne dhe David Silva që të kapin “zonën e kuqe”, e cilësuar si e tillë nga Hitzfeld, në fillim të artikullit.

Image result for de bruyne david silva

Tanimë dihet se gjithmonë ekipet e Guardoila e fusin portierin kur e kanë topin në zotërim për ta qarkulluar më mirë. Në moment që kundërshtari rrit presionin, topi shkon shpesh te Ederson, i cili sigurisht ka licencën për ta hedhur top të gjatë kur është në vështirësi, por në pjesën më të madhe të rasteve pason saktësisht te një nga shokët e ekipit, duke përfituar nga fakti se është shumë i aftë teknikisht.

Zakonisht qarkullimi i dendur dhe skuadra e shkurtër e ndihmon City të shmang edhe kundërsulmin kundërshtar, diçka që nuk funksionoi kundër Liverpool, sepse taktika e Klopp dha frytet e veta, një taktikë që do ta analizojmë së shpejtë, pasi këtë herë u përpoqëm të shpjegojmë përse Manchester City e fitoi titullin në Angli, plot pesë javë para fundit.

Image result for ederson playing ball


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League