Futboll

ANALIZA TAKTIKE / Sulmuesi i dytë nuk është zhdukur, por ka evoluar…

I lindur, si pasojë e domosdoshmërisë, në vitin 1966 me “Wingless Wonder”nga Anglia fituese e Kupës së Botës në shtëpi, për më shumë se 50 vjet, vendosja 4-4-2 ka qenë një modul universal, që ka njohur zhvillimin e futbollit total nga Holanda, “katërshen” magjike të Brazili dhe Francës dhe maksimumin e efikasitetit te Milan i Sacchi.

Mesfushë në linjë dhe anësorët lart, mesfushë në formën e rombit me një “regjisor” para mbrojtjes dhe me një fantazist pas sulmit dhe me dy futbollistë në qendër: janë të gjitha variacione të 4-4-2, por me një emërues të përbashkët: prania e dy sulmuesve.

Nga vitet ’80 deri në fillim të viteve 2000, të gjitha klubet dhe kombëtaret luanin në këtë mënyrë. Tani nuk e përdor askush. E vërtetë?!

Gjatë viteve të fundit futbolli ka ndryshuar shumë në një koncept thelbësor: dinamizmi. Në këtë skenar, një shtysë vendimtare e kanë dhënë klubet, ose më mirë, trajnerët që janë bërë protagonistë të këtij revolucioni. Mbi të gjithë, Pep Guardiola…

Lëvizja e futbollistëve në fushën e lojës është rritur dhe pjesëmarrja në fazat e ndryshme të lojës nga të gjitha repartet, një koncept i panjohur në të ardhmen, është bërë pikënisje nga ku çdo trajner zhvillon strategjitë e tij taktike dhe për këtë arsye moduli, që nuk është gjë tjetër veç fotografisë statike të pozicioneve të lojtarëve në fushën e lojës, është një tregues pak realist për sjelljen e ekipeve në fushën e lojës.

Faktikisht, gjatë çdo ndeshjeje, çdo skuadër, në vartësi të zotërimit të topit apo jo, që është në tranzicion pozitiv apo negative, që është në avantazh apo disavantazh vendoset në mënyra nga më të ndryshmet, edhe me 4-4-2.

Në të njëjtën mënyrë, mendojmë se sulmuesi i dytë, nuk është zhdukur.

Le të marrim një shembull. Vendosja 4-3-3 e Napoli të drejtuar nga Sarri, kthehet shpesh në 4-4-2, më saktësisht në 4-1-4-1 me Callejon dhe Insigne dhe zbresin në linjën e mesfushorëve, ndërsa Hamsik dhe Allan ngjiten pak më lart për të bërë persion në vartësi të vendosej së topit.

Mertens mbetet qendërsulmues, ndërsa kur ekipi ka topin në zotërim, Callejon hapet në të djathtë, ndërsa Insigne futet drejt qendrës për të bërë trekëndësha me Mertens dhe për të krijuar hapësira në të majtë.

Nëse do të fotografojmë këto momente do të dallojmë dy sulmues shumë pranë njëri-tjetrit: Mertes dhe Insigne, me dy anësorë të hapur në krah, Callejon nga e djathta, pse Hamsik dhe Ghoulam nga e majta. Sidomos në fazëne e topit në zotërim, Insigne është gjithmonë sulmuesi i dytë.

Në krahasim me 20 vite më parë, tanimë sulmuesit e dytë nuk janë më statik në krah të qendërsulmuesit të madh, por më të lëvizshëm. Pra, nuk është zhdukur por ka evoluar.

Rezultati është se futbolli modern, i karakterizuar nga vazhdimësia e trekëndashve dhe shkon përtej numrit të sulmuesve në fushë.

Në një sport që e ka bukurinë pikërisht te paparashikueshmëria, ta kthesh gjithçka në shifra 4-4-2, 4-3-3, 3-5-2 etj nuk është e drejtë, është e gabuar.

Më shumë nga Futboll