Futboll

Analizë / Napoli dhe Juventus, titulli në Serie A është bërë një garë dyshe…

Analizë / Napoli dhe Juventus, titulli në Serie A është bërë një garë dyshe…

Tashmë nuk ka më dyshime. Frenimet e vazhdueshme të Inter dhe Roma e kanë kthyer një garë dyshe, mes Napoli dhe Juventus, çështjen për titullin kampion në Serie A, dy ekipet që ishin favoritet kryesore edhe në prag të sezonit. “Të kaltërit” dhe bardhezinjtë i kanë dhënë “gaz” në periudhën e festave duke arritur secila katër fitore radhazi, që i japin mundësinë të shkëputen nga ndjekësit, +9 pikë nga Inter, +11 pikë nga Lazio dhe +12 pikë nga Roma, edhe pse ekipet e kryeqytetit kanë luajtur një ndeshje më pak.

Më pas është “e panjohura” Europë: Juventus është në garë edhe në Champions League dhe në Kupën e Italisë, ndërsa Napoli është në Europa League, që luhet të enjteve, pak orë para ndeshjes së kampionatit

Katër ndeshje për të bërë diferencën, të përshëndesin pjesën tjetër të shoqërisë dhe për të kthye kampionatin në binarët që të gjithë prisnin në muajin gusht. Shumica mendonte se titulli do të ishte një garë dyshe mes Napoli dhe Juventus, ashtu si po ndodh. Skuadra e Sarri, pati një moment “hutimi” me humbjen kundër Juves dhe eliminimin nga Champions League dhe barazimin në shtëpi kundër Fiorentina, por më pas erdhi kthesa me katër fitore radhazi kundër Torino, Sampdoria, Crotone dhe Verona.

Juventus i Allegri u frenua në fushën e tij nga Inter më 9 dhjetor, më pas mori 12 pikë në katër ndeshje në Serie A, duke mposhtur njëra pas tjetrës Bologna, Roma, Verona dhe Cagliari. Ecuria e këtyre dy ekipeve ka thyer edhe rezistencën e Inter dhe Roma, të zhytura në krizë. 2 pikë në katër ndeshjet e fundit për ekipin e Spalletti dhe vetëm katër pikë në 4 ndeshje për të besuarit e Di Francesco, që në këtë mënyrë i japin lamtumirë ëndrrat për lavdi.

Image result for napoli juventus

Tani do të ketë disa ditë pushimi për të karrikuar bateritë përpara se të rifillojë gara e gjatë me shumë ekuacione që janë të vështira për t’u zgjidhur. Mbi të gjitha duhet parë nëse do të përdoret merkato e janarit. Teksa Allegri tregoi edhe në ndeshjen kundër Cagliari se ka larmi zgjedhjesh dhe një stol kompetitiv, Napoli duket se e ka mbulesën pak më të shkurtër sesa duhet, të paktën derisa të rikthehen Ghoulam dhe Milik.

Data për t’u mbajtur mend është 22 prill, kur në “Allianz Stadium” të Torinos do të jetë përballja direkte Juve-Napoli, pesë javë para fundit. Mund të jetë finalja vendimtare për titullin…

Më pas është “e panjohura” Europë: Juventus është në garë edhe në Champions League dhe në Kupën e Italisë, ndërsa Napoli është në Europa League, që luhet të enjteve, pak orë para ndeshjes së kampionatit. “Banda” e Sarri kur është në 100% të formës është e papërmbajtshme dhe meriton duartrokitje, ndërsa futbollistët e Allegri kanë një uri të pabesueshme, edhe pse vijnë nga gjashtë tituj kampion të fituar radhazi.

Në Torino kanë “dhimbje” koke për Dybala, që do të mungojë për një muaj pas dëmtimit të pësuar në “Sardegna Arena”. Në Napoli, rikthimi nga pushimet është drithërues. Do të luajë në fushën e Atalanta, një skuadër që nuk rresht kurrë së habituri. Emocienet nuk do të mungojnë, do të ketë përgjigje dhe kundër përgjigje deri në mbylljen e llogarive. Data për t’u mbajtur mend është 22 prill, kur në “Allianz Stadium” të Torinos do të jetë përballja direkte Juve-Napoli, pesë javë para fundit. Mund të jetë finalja vendimtare për titullin…


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll