Connect with us

Kampionati Shqiptar

Analizë te Vllaznia, drejtuesit kërkojnë angazhim maksimal

Para stërvitjes së djeshme, tek Vllaznia ka patur një analizë të ndeshjes së fundit, asaj me Laçin, por edhe diskutime për të ardhmen. Në këtë analizë, përveç futbollistëve dhe stafit teknik, kanë marrë pjesë edhe administratori Astrit Gjyrezi dhe drejtori sportiv Eugent Zeka. Sipas asaj që bën të ditur vetë klubi, “në këtë analizë, tema kryesore e diskutimeve ka qenë situata e krijuar pas ndeshjeve të fundit. Natyrisht, drejtuesit kanë kërkuar mobilizim maksimal për dy ndeshjet e mbetura të kampionatit. Kuptohet që objektivi do të jetë kalimi i kësaj situate që në Durrës, në mënyrë që të arrihet synimi që skuadra ka.

Kuptohet që ka disa problem, sa iu takon mungesave të futbollistëve, sepse Tafili është me kartona dhe disa të tjerë kanë probleme dëmtimesh, megjithatë do të bëhet çmos që ata të rikuperohen, në mënyrë që të jenë të gatshëm për ndeshjen me Teutën, ku padyshim që Vllaznia do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv”. Kjo analizë ka zgjatur disa minuta dhe pas saj drejtuesit janë larguar nga fusha “Reshit Rusi”, ndërkohë që skuadra ka vijuar edhe pak me analizën teknike të ndeshjes së fundit. Edhe ajo ka marrë disa minuta të qeta. Kuqeblutë kanë zgjedhur këtë mënyrë komunikimi, sepse vetëm kështu mund të rikthehen në gjendjen e tyre më të mirë në këtë moment delikat të sezonit.

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar