Bundesliga

Ancelotti: Bale dhe UEFA më larguan nga Real Madridi

 

Në librin e tij të fundit, Ancelotti ka dhënë detaje rreth largimit të tij nga Real Madridi në verën e vitit 2015. “Gjërat po shkonin mirë, por ka pasur dy probleme të mëdha…, – e fillon shpjegimin e vet italiani. – I pari u shkaktua ngta disa statistika të UEFA-s, që zbuluan se ekipi nuk kishte shumë orë trajnimi, si klubet e tjera europiane. Ne kishim fituar 22 ndeshje rresht, kështu që me siguri po bënim diçka të drejtë… Por, sapo humbëm, klubi nisi presionin me këto statistika: Ju duhet të punoni më shumë. Unë mendova të kundërtën, – thotë ai. – Lojtarët kishin nevojë për pak lehtësim fizik, sepse lodhja ishte vendimtare. Duke iu referuar statistikave, klubi dha një shenjë se kishte më shumë besim tek numrat se sa puna ime… “

Pastaj, trajneri italian, aktualisht në stolin e Bayern Munich, shpjegon problemin e dytë: “Më tha menaxheri i përgjithshëm se presidenti donte të bisedonte me mua. Kur shkova në zyrën e tij, Perez më tha se Bale ishte ankuar. E kisha zëvendësuar atë më 4 janar (në fitoren 2-1, në “Mestalla”, ku dolëm fitues). Agjenti i Bale ishte ankuar se Gareth kishte kërkuar për të luajtur më në mes. Presidenti më tha se çfarë synoja të bëja me këtë rast dhe përgjigjia ime ishte kjo: Asgjë! Unë nuk mund të ndryshoj sistemin e lojës në mes të sezonit. Që atëherë, marrëdhëniet me presidentin nuk ishin të njëjta.”

Më shumë nga Bundesliga