RUSI 2018

Ancelotti bëhet meksikan për Kupën e Botës

Pas një pushimi të shkurtër nga fusha e lojës, Carlo Ancelotti, është kthyer në krye të detyrës. Përveçse ka nënshkruar një kontratë me Napoli-n për sezonin e ardhshëm, ish-trajneri i Bayern Munich po punon edhe si telekronist për një televizion meksikan me rastin e Kupës së Botës.

Trajneri italian ka folur për Italinë, mungesa e madhe e Botërorit, dhe ka zbuluar me cilën kombëtare do të jetë tifoz: “Të gjithë trajnerët kritikohen, veçanërisht ata të kombëtareve”.

“Meksika duhet të bëjë rrugën e saj. Ka një grup të vështirë. Mua më vjen keq që Italia nuk është kualifikuar, por tani do të vesh fanellën e Meksikës dhe do t’i mbështes ata”, ka thënë Ancelotti.

Më shumë nga RUSI 2018