Connect with us

Bundesliga

Ancelotti: “Dembele është fantastik, por Dortmund mbetet i tmerrshëm edhe pa atë”

Në një konferencë për shtyp të dhënë ditën e enjte, trajneri i Borussia Dortmund, Peter Bosz, pat konfirmuar se Ousmane Dembele nuk ishte paraqitur për seancën stërvitore, pa njoftuar klubin, duke u zhdukur pa lënë gjurmë. “Dembele sot nuk u paraqit, nuk dime arsyen pse dhe as se ku është. Tentuam ta kontaktojmë në telefon, por nuk iu përgjigj telefonatave tona”, deklaroi dej trajneri Bosz.

Imazh i ngjashëm

Futbollisti është në objektivin e skuadrës së Barcelonës, e cila nga ana e saj e konsideron si kandidatin potencial për të zëvendësuar Neymar, të transferuar te PSG. Pikërisht në këto kushte, lëvizja e djeshme e Dembele duket se lidhet pikërisht me joshjen e klubit katalanas. Në lidhje me këtë çështje u shpreh edhe trajneri i Bayern Munich, italiani Carlo Ancelotti. “Nëse një futbollist nuk dëshiron më të luajë për klubin, atëherë duhet të largohet. Dortmund është shumë i rrezikshëm, është kundërshtari më i tmerrshëm me apo pa Dembele. Ai është një futbollist fantastik, por edhe pa Dembele, Dortmund mbetet një skuadër e rrezikshme. A vlen më shumë se 100 milionë? Kjo është bota e re e futbollit”, deklaroi Ancelotti.

Më shumë nga Bundesliga