Bundesliga

Ancelotti: A e patë që Bayern mund të fitojë përsëri?

Ancelotti: A e patë që Bayern mund të fitojë përsëri?

Carlo Ancelotti zbut klimën te Bayern Munich. Pas suksesit në Superkupën e Gjermanisë kundër Borussia Dortmund kthjellohet disi qielli mbi bavarezët që kishin humbur në 4 nga 6 miqësoret e luajtura gjatë verës. Kritikat e shumta u zbehën për një moment kur futbollistët e Ancelotti morën trofeun e parë sezonal. Ndeshja u mbyll 2-2 dhe Bayern triumfoi me penallti. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri italian pranon se situata nuk klub nuk ishte e lumtur, pas finales, por i ftoi bavarezët të tregohen të dureshëm

L'immagine può contenere: 16 persone, persone che sorridono

“A e patë që Bayern mund të fitojë sërish trofe? Gjithçka është normale. Klubi, ashtu si futbollistët, janë të lumtur. Kur fiton kjo është normale. Për fat të keq, në periudhën e fundi,t gjërat nuk shkuan shumë mirë. Kam lexuar shumë kritika, shumë probleme, por ne jemi në një epokë të re të futbollit, në një botë ndryshe nga më parë. Nuk jemi si 20 vjet më parë kur kishim të gjithë kohën e mundshme për t’u përgatitur. Sot nuk ka më kohë dhe për këtë arsye në fillim duhet të tregohemi më të duruar. Kur fillon sezoni zyrtar ka rëndësi dhe si gjithmonë, edhe këtë herë Bayern është gati,” – përfundoi Ancelotti.

Më shumë nga Bundesliga