Connect with us

Bundesliga

Ancelotti ëndërron “tripletën”: Kam ndjesi të mira…

Më 3 qershor do të luhet finalja e Champions League në Kardif, në “Millenium Stadium”, impiant historik për ndeshjet e futbollit dhe ato të ragbisë. Ancelotti ka dëshirë të jetë i pranishëm. Siç didhte, ai preferon kompëticionin europian para titujve kombëtare, por këtë vit dëshiron të fitojë gjithçka. Dhe mund t’ia dalë mbanë. “Kam ndjesi pozitive…”. Carletto e ka filluar sezonin duke fituar Superkupën e Gjermanisë kundër Dortmund, një arritje që është pasuar nga shtatë fitore radhazi. Kështu, ai është bërë trajneri i parë në historinë e Bayern që ka fituar 8 ndeshjet e para. Më pas ka ardhur një rënie e rendimentit. Ritmi i ngadaltë i skuadrës dhe fitoret e shumta të marra në minutat e fundit kanë ngritur disa dyshime. “Kur do të ketë rëndësi, do të jemi gati”, u ka thënë Ancelotti atyre që e kritikonin. Dhe në ndeshjet e rëndësishme, deri tani, Bayern ka bërë gjithmonë paraqitje bindëse: 3-0 ndaj Leipzig, 5-1 ndaj Arsenal. Dhe fitorja 8-0 ndaj Hamburg në javën e fundit të kampionatit nuk ka qenë një rastësi:

“Ka ardhur momenti të luajmë me më shumë energji dhe të jemi më të përqendruar në çdo ndeshje, – ka shpjeguar Ancelotti, – sepse çdo ndeshje mund të jetë vendimtare në ecurinë e sezonit. Mungojnë akoma 90 ditë para fundit, duhe t’i shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Por kam një ndjesi të mirë…”. Të mërkurën bavarezët do të ndeshen me Schalke në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë dhe fitorja është një domosdoshmëri për bavarezët, nëse duan të mbajnë gjallë ëndrrën e “tripletës”. Sezoni duket se po merr kthesën e duhur sepse skuadra po përmirësohet, ndryshe nga sa ka ndodhur në tre vitet e fundit me Pep Guardiola, me ekipin që ka pësuar një rënie në pranverë. “Nuk duhet të jemi të pangopur, veçanërisht në Champions filozofia ime është ajo që t’i marrim ndeshjet me radhë, pikërisht siç kemi bërë në 2013-ën”, ka shpjeguar Rummenigge.

Lahm, i cili do të tërhiqet në fund të sezonit, ka një dëshirë të madhe për trofe: “Duhet të luajmë në nivele të larta me vazhdimësi sepse tani kemi hyrë në pjesën e nxehtë të sezonit”. Pikërisht në këtë moment është theblbësore të mos humbet durimi dhe ky është specialiteti i Ancelottit. Italiani preferon kupën me veshët e mëdhenj, por këtë vit beson më shumë se kurrë te “tripleta”. Data është rrethuar me të kuqe në kalendar. Më 3 qershor do të luhet finalja e Champions-it në Kardif. Ancelotti dëshiron të jetë i pranishëm, i ulur në stol, me shpresën që të jetë i rrethuar nga trofetë e tjerë të sezonit, të fituar…

Më shumë nga Bundesliga