Bundesliga

Ancelotti: Futbolli rrezikon “të mbysë” veten!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka propozuar një Botëror me 48 skuadra, nga 32 që janë aktualisht. Kjo hipotezë ka gjetur shumë kundërshtarë, pavarësisht se mund të futet në fuqi në Kupën e Botës 2016, si ndodh edhe në rastin e trajnerit të Bayern, Carlo Ancelotti.

Shtypi spanjoll sulmon trajnerin e Bayern: Ancelotti një “gjinekolog budalla”

Në një intervistë për gazetën gjermane ‘Sueddeutsche Zeitung‘, Ancelotti deklaroi: “Interesat ekonomike që tani kanë ndikuar në cilësinë e lojës së futbollit sepse na duhet të luajmë më shpesh. Futbolli rrezikon “të mbysë” veten me rritjen e intestitetit të ndeshjeve. Lojtarët dhe ky sport po shtrydhen shumë. Duhen më pak ndeshje dhe më shumë cilësi. Drejt kësaj duhet të shkojmë…”

1284124141-borussia-dortmund-fc-bayern-qwa7

Ish-trajneri i Milan dhe Real Madrid, ka bërë një bilanc të muajve të parë te Bayern Munich. “Shumë ngatërrojnë marrëdhënien e mirë me të gjithë me fleksibilitet të tepruar, por nuk është kështu. Unë i respektoj shumë rregullat, por jo në mënyrë stresuese.”

 

Më shumë nga Bundesliga