Bundesliga

Ancelotti: Jam mërzitur me mënyrën se si humbëm dy trofe

Nesër Bayern do të presë Freiburg-un në “Allianz Arena” në javën e 34-t të kampionatit gjerman, e fundit për këtë sezon. Kampionët e Bundesligës gjatë gjithë sezonit nuk e kanë diskutuar vendin e parë, duke përfituar edhe nga dobësitë e shfaqura shpesh nga Dortmund. Trajneri i bavarezëve, Carlo Ancelotti, sot në konferencë për shtyp përpara takimit e pranoi se ka shpresuar ta mbyllë vitin e parë në Mynih me tripletë, por paralajmëroi se nesër do të festojë me birrë.

“Titulli kampion ishte synimi minimal këtë sezon, por, gjithsesi, jam i lumtur, edhe pse jam i mërzitur për mënyrën sesi u eleminuam nga Kupa e Gjermanisë dhe Liga e Kampionëve. Sigurisht që nesër do të festoj, edhe me birrë, madje, siç e ka tradita këtu. Ndoshta edhe do të këndoj. Kam shqetësime në gju e nuk vrapoj dot, prandaj jam gati për dushin”, – u shpreh tekniku italian. Sfida e nesërme do të jetë e fundit për dyshen Alonso-Lahm, të cilët do të varin këpucët në gozhdë. Ancelotti theksoi: “Do t’i zëvëndësoj para fundit të ndeshjes, që tifozët të kenë mundësinë t’i duartrokasin.”

Më shumë nga Bundesliga